TEKSTESHQIP
Gëzim Zefi - Toplanë, Vendlindja Ime
Gëzim Zefi
Toplanë, Vendlindja Ime

Këngën e ndërtoi muzikalisht vetë këngëtari, autor i fjalëve të tekstit është Lulash Ara, ndërsa për orkestracionin punoi pa u lodhur Mario Marku. Krijimi muzikor i radhës vjen i finalizuar dhe i realizuar në spektrin vizual me klip muzikor, për klipin e të cilit është bashkëpunuar me Power Media. Video premiera është publikuar më 10 Prill 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Ka shumë vite rri e vuaj
Larg nga i shtrenjti im atdhe
Si jetim në dhe të huaj
Sikur zogu pa fole

Mërgimtar rrugëve të botës
Ku gjithmonë qielli ka re
Larg prej shqipes larg prej votrës
Larg prej vendit ku kam le

Refreni
Atje pra përmbi liqen
Ku m'ka rritë baba dhe nana
Dhe ku shqipet ngrenë folenë
Është vendlindja është Toplana

U freskova ndër burime
Me ujë bjeshke qelibar
Shumë kalova derte e gëzime
Me shokët e mi bashkëmoshatarë

Shumë shëtita në livadhe
Mbushur me lule në çdo cep
Atje kam trojet e të parëve
Atje shpirti mbushet jetë

I tretur në dhe të hujë
Kaloj vitet e mërgimit
Por krenar para gjithkujt
Kur them jam prej Dukagjinit

Shëtis botën pa mbarim
Sytë e mi çfarë nuk shikojnë
Por në gjumë trupin tim
Tek ti ëndrra e bjen gjithmonë
Komente 0