
Mike Turner & Irma Kurti
Gjurmë Mbi Rërë
Gjurmë Mbi Rërë
Autor i muzikës është Mike Turner, autore e tekstit është Irma Kurti, ndërsa produksionin audio e kreu Aleksandër Kolshi.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Mos i lër ditët jo të bëhen muaj.
Ti s’e kupton: distanca vret?
Bregu i detit është i vetmuar,
tek tuk një barkë nga larg përshëndes.
Shëtis ngadalë mbi rërën e lagur,
një pjesë të shpirtit unë po kërkoj;
guaskat që thyhen nga era e fortë
nën ecjen time seç rënkojnë.
Refreni:
Udhët zgjaten si dy krahë
që duan ngrohtësi,
shiu që bie, pikon mbi qerpikë,
më fal plot nostalgji.
Në breg të detit kërkoj me mall
gjurmët që lamë të dy.
Me dallgët flas dhe zërin tënd
dëgjoj në atë vetmi.
Dita e fundit e një vere të gjatë
të paktë janë njerëzit dhe lojrat në breg,
por emocionet që më zgjon emri yt
janë pafund ashtu si ky det.
Ashtu si ky det/ Ashtu si një det.
Ti s’e kupton: distanca vret?
Bregu i detit është i vetmuar,
tek tuk një barkë nga larg përshëndes.
Shëtis ngadalë mbi rërën e lagur,
një pjesë të shpirtit unë po kërkoj;
guaskat që thyhen nga era e fortë
nën ecjen time seç rënkojnë.
Refreni:
Udhët zgjaten si dy krahë
që duan ngrohtësi,
shiu që bie, pikon mbi qerpikë,
më fal plot nostalgji.
Në breg të detit kërkoj me mall
gjurmët që lamë të dy.
Me dallgët flas dhe zërin tënd
dëgjoj në atë vetmi.
Dita e fundit e një vere të gjatë
të paktë janë njerëzit dhe lojrat në breg,
por emocionet që më zgjon emri yt
janë pafund ashtu si ky det.
Ashtu si ky det/ Ashtu si një det.
- Publikimi: 10/04/2026
- Ora: 14:16
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Teksti:
- Muzika:
- Producent:
Aleksandër Kolshi - Rec:
Aleksandër Kolshi
Komente 0