TEKSTESHQIP
Kole Oroshi & Astrit Mulaj - E Bukur Si Hana
Kole Oroshi & Astrit Mulaj
E Bukur Si Hana

Autore e lirikave janë Veneranda Avgustini, ndërsa finalizimin në studio e mori përsipër Kolë Oroshi. Për ta bërë edhe më të prekshëm për publikun, ky projekt i ri ka ardhur tashmë tek ne i ilustruar në aspektin vizual edhe me klip muzikor, video produksioni i të cilit është krijuar nga BUG Production. Ky videoklip erdhi në platformat online me datë 23 Shtator 2025 dhe menjëherë u komentua pozitivisht.

TEKSTI :: SONG LYRICS

E bukur si hana, i paska të tana,
Unë për vete të bana, si ti s’bën ma nana.

O bini ju tupana, me dashni u bana,
Zemrën ty ta fala, si ti s’asht asnjana.

Sytë e tu m’kanë ba për vete, floku yt i zi,
Ti m’je si rreze dielli, me ty rashë në dashni.
Për ty e jap botën, dy herë nuk e mendoj,
Ma ndryshove ti jetën, lule bukur moj.

Rashë në dashni e kuptova, si ti nuk ka dot,
Ti m’je dhuratë nga Zoti, qershia mbi tortë.

E bukur si hana, i paska të tana,
Unë për vete të bana, si ti s’bën ma nana.

Bini ju tupana, me dashni u bana,
Zemrën ty ta fala, si ti s’asht asnjana.

Kontribuan:
Anola
Komente 0