TEKSTESHQIP
Mevlan Kurtishi - Një Dëshirë
Mevlan Kurtishi
Një Dëshirë

Kompozimi dhe aranzhimi muzikor u punuan nga vetë këngëtari, për lirikat u kujdes Fidush Aliu, ndërsa finalizues në studio është Sweven Records. Ky krijim muzikor është përcjellë i kompletuar shumë bukur me një videoprodukt, produksioni i të cilit u kurua nga Bunjamin Kurtishi. Premiera u transmetua me datë 5 Janar 2023.

TEKSTI :: SONG LYRICS

N’zemrën time e mbaj një dëshirë
Vetëm, një dëshirë
Që të t'shoh gjithmon vetëm mirë
Vetëm, vetëm mirë
Jetën ma shton kur ti buzqesh
Jetën, kur buzqesh
Dua që saherë të shkëlqesh
Saherë, të shkëlqesh

Askush nuk mund ta dijë
Se çka është dashuri
Derisa nuk e mban
Në krahë një fëmijë

Zoti Madh me ty më gëzoi
Me ty, me gëzoi
Tash jetën më mirë e kuptoj
Më mirë, e kuptoj
Kur më thua nënë, o moj nënë
Nënë, o moj nënë
Nga gëzimi zemra më ndalon
Zemra, më ndalon

Askush nuk mund ta dijë
Se çka është dashuri
Derisa nuk e mban
Në krahë një fëmijë

VIDEOKLIPE

Komente 0