
Miranda Hashani
Dashnia Mbeti Histori
Dashnia Mbeti Histori
Për muzikën dhe për fjalët e këngës është kujdesur Neki Emra, teksa arranzhues i materialit është Florent Boshnjaku. Aspekti vizual është gjithmonë i rëndësishëm, ndaj produkti i radhës u prezantua tek një audiencë e gjerë i kompletuar në aspektin vizual me një klip muzikor, produksioni i të cilit është përgatitur nga MAX Production. Ky videoklip është publikuar online më 7 Qershor 2024 dhe duke filluar qysh nga dita e parë u pëlqye nga publiku.
TEKSTI :: SONG LYRICS
E akullt jam unë tani
Nga kjo ndarje trishtë
Mbrapa meje një aeroplan
Përpara meje ti
Shumë lot në sytë e mi
Edhe më shumë nga ti
Por tani është shumë vonë
Për një pendim nga ti
Të kam dasht unë ty me shpirt
Se besoj që erdhi kjo ditë
Dashnia mbeti histori
Më mbyte përjetësisht
Të kam dasht unë ty me shpirt
E urrej që e shkatrove ti
Në fund të botës do të ik
Pse më tradhëtove o i ligë
Aeroplani im tani
Më dërgon në një rrugë pa kthim
Diku ku s'njoh njeri
Diku ku nuk je ti
Një ëndërr kishim ne të dy
O, të kishim shumë fëmijë
Kur i kujtoj unë ato ditë
Ndjehem e vdekur unë tani
Nga kjo ndarje trishtë
Mbrapa meje një aeroplan
Përpara meje ti
Shumë lot në sytë e mi
Edhe më shumë nga ti
Por tani është shumë vonë
Për një pendim nga ti
Të kam dasht unë ty me shpirt
Se besoj që erdhi kjo ditë
Dashnia mbeti histori
Më mbyte përjetësisht
Të kam dasht unë ty me shpirt
E urrej që e shkatrove ti
Në fund të botës do të ik
Pse më tradhëtove o i ligë
Aeroplani im tani
Më dërgon në një rrugë pa kthim
Diku ku s'njoh njeri
Diku ku nuk je ti
Një ëndërr kishim ne të dy
O, të kishim shumë fëmijë
Kur i kujtoj unë ato ditë
Ndjehem e vdekur unë tani
Kontribuan:
- Publikimi: 07/06/2024
- Ora: 18:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Video produksion:
Komente 0